BE-ja kërkon që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen

Komisioni Evropian ka bërë thirrje të mërkurën e 16 nëntorit që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen pra të lëvizjes së lirë, pasi do të lejohet udhëtimi mes këtyre vendeve dhe pjesës më të madhe të Evropës, pa kontrolle kufitare

Foto ilustruese





Komisioni Evropian bëri thirrje, më 16 nëntor, që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen, për të lejuar udhëtimin midis këtyre vendeve dhe pjesës më të madhe të Evropës, pa kontrolle kufitare.

Ekzekutivi i BE-së i kërkoi Këshillit Evropian të marrë vendimet e nevojshme për të pranuar tri vendet e Evropës Lindore në zonën për lëvizjen e lirë, Shengen.

Bullgaria dhe Rumania e kanë përfunduar procesin e vlerësimit në vitin 2011. Këshilli konfirmoi në dhjetor 2021 se Kroacia, e cila u bë anëtare e BE-së në 2013, kishte përmbushur kushtet për t’u bashkuar me zonën Shengen.

Ndërkaq, në fund të gushtit, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se këto tri shtete plotësojnë të gjitha kriteret që të bëhen anëtare me të drejta të plota në këtë zone, shkruan REL.

Aktualisht pesë anëtare të BE-së, që janë Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania – nuk janë anëtare të Shengenit dhe, për këtë arsye, nuk mund të lëshojnë viza për gjithë zonën. Kërkesat për vizë janë të ngjashme, por viza është e vlefshme vetëm për vendin që e lëshon atë.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra nuk janë anëtare të BE-së, por janë anëtare të zonës Shengen. Prandaj, ato mund të lëshojnë viza për gjithë zonën, ka thënë në artikullin e saj Radio Evropa e Lirë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika