Ronaldo zbulon se verën e kaluar ishte afër kalimit te City

Cristiano Ronaldo, ka ngritur kritika për United në një intervist për Talk TV, gjersa ka thënë se ka qenë afër kalimi i tij në Manchester City. Megjithatë sipas Ronaldos të gjitha vendimet ishin të kuptimta dhe ka shtuar se nuk është penduar për to

Fotoilustrim, huazuar nga Sky news





Cristiano Ronaldo, ka thënë në një intervistë me Piers Morgan dhe Talk TV të mërkurën e 16 nëntorit, se verën e kaluar ka qenë afër për të kaluar në Manchester City, gjersa ka theksuar se ndërhyrja e Sir Alex Ferguson bëri që ai të hynte në United.

Duke folur në Talk TV, 37-vjeçari ka ngritur edhe kritika ndaj United, menaxherit Erik ten Hag dhe ka goditur Ralf Rangnick e lojtarë tjerë të rinj.

Megjithatë, Ronaldo tutje siç shkruan Sky news tregon se nuk është penduar që është kthyer në Old Trafford.

“Epo, sinqerisht, ishte afër. Ata folën shumë dhe Guardiola tha dy javë më parë se ata u përpoqën shumë për të më pasur mua”, ka thënë Ronaldo.

Tutje, Ronaldo ka theksuar se kalimi në United ka qenë vendim i vetëdijshëm.

“Por, siç e dini, historia ime është në Mançester Junajtid. Zemra juaj, ju po ndiheni ashtu siç ndiheshit më parë, dhe kjo bëri ndryshimin. Dhe sigurisht, gjithashtu, Sir Alex Ferguson. Ishte një vendim i vetëdijshëm sepse zemra flet me zë të lartë në atë moment”, ka theksuar Ronaldo.

Dhe Ronaldo ka shtuar se nuk është penduar për vendimin të cilin e kishte marrë për të kaluar në United.

“Unë mendoj se [të folurit me Ferguson] ishte çelësi. Nuk do të thosha se Manchester City nuk ishte afër. Por mendoj se bëra një vendim të vetëdijshëm. Nuk pendohem në një moment”, ka deklaruar Ronaldo, shkruan SN.

Më pas, Ronaldo ka theksuar se kur i është thënë se është e pamundur të shkojë në City, ai është drejtuar me Në rregull, Bos.

“Dhe siç e përmendët më parë, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Unë fola me të… Ai më tha se, ‘Është e pamundur për ju të vini në Manchester City’. Dhe unë thashë ‘OK, Bos’” ka thënë Ronaldo.

Gjersa, ka përfunduar se të gjitha vendimet ishin të tij.

“Kështu që unë i mora vendimet dhe e përsëris: isha me ndërgjegje se ishte një vendim i mirë”, ka përfunduar ai.

Ronaldo ka goditur edhe lojtarët më të rinj të kësaj gjenerate futbollistësh, duke thënë se ata nuk janë të njëjtë me atë kur ai u fut në futboll.

37-vjeçari gjithashtu e përshkroi veten si një “shembull” për t’u ndjekur për lojtarët e rinj dhe vlerësoi ish-lojtarët e United me të cilët u rrit si një arsye pse ai është kaq i suksesshëm.

“Unë nuk jam tipi që më pëlqen të japë këshilla pasi preferoj të jem shembull. Sepse unë jam shembull,” tha ai.

“Unë jam atje çdo mëngjes dhe bëj të njëjtat gjëra. Unë jam ndoshta i pari që mbërrin dhe i fundit që dal. Mendoj se detajet flasin vetë. Kjo është arsyeja pse them, më pëlqen të jap shembull”, ka shtuar ai.

“Në të gjitha ligat në botë, [lojtarët] më të rinj tani, ata nuk janë të njëjtë me brezin tim. Por ne nuk mund t’i fajësojmë ata sepse është pjesë e jetës, e dini. Pra, nuk më habit. Por në të njëjtën mënyrë është pak turp sepse nëse kanë shembujt më të mirë para syve dhe nëse nuk kanë, të paktën të kopjojnë atë që ata bëjnë. Për mua, është disi e çuditshme, sepse mbaj mend kur isha 18, 19, 20 vjeç, gjithmonë kërkoja të shihja lojtarët më të mirë: [Ruud] Van Nistelrooy, [Rio] Ferdinand, Roy Keane dhe [Ryan] Giggs – kjo është arsyeja pse unë kam suksesin që kam dhe jetëgjatësinë. Sepse kujdesem për trupin tim, mentalitetin tim, kokën, sepse i shoh këta djem dhe mësoj prej tyre”, ka thënë ndër të tjera Ronaldo.

Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Manchester United

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika