Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles ka udhëtuar për në Espoo të Finlandës për të garuar në turneun Elisa Masters Espoo.
Bad News Eagles mbajnë vendin e 16-të në renditjen botërore dhe janë pjesë e grupit B në këtë turne.
Pjesë e këtij grupi me të cilët BNE pritet të ndeshet janë edhe Astralis, Complexity, fnatic, SAW dhe 500.
Bad News Eagles së bashku me 11 ekipe tjera do të garojnë për një çmim rreth 200 mijë dollarë.
Ekipi shqiptar do të zhvillojë pesë ndeshje të enjten e 17 nëntorit, që në ndeshjen e parë do të përballet me ekipin portugez SAW të cilët renditen në vendin e 37-të në ranglistën botërore të CS:GO.
Ndeshjen e dytë do të takohet me një kundërshtar më të vështirë, bëhet fjalë për ish-ekipin nga Danimarka, Astralis të cilët për momentin renditen në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO.
Pas suksesit në Brazil, Bad News Eagles ftohen në turneun LAN të CS:GO në Finlandë