Kryeministri Rama drejt Beogradit, merr pjesë në një konferencë për energjinë e rinovueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë të enjten në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndërrajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.

Siç raporton A2CNN, në konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

Ndër të tjera, thuhet se Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika