Arrestohet personi që bleu pajisjen e cila dyshohet të jetë e vjedhur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën e 16 nëntorit ka arrestuar një mashkull i cili dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, që e njëjta dyshohet të jetë e vjedhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkuren e 16 nëntorit ka arrestuar një mashkull me inicialet D.Sh., 47 vjeç, pasi i njëjti dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e cila dyshohet të jetë e vjedhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Pajisja për ekzaminime shëndetësore siç njofton Policia e Kosovës arrin vlerën rreth 45 mijë euro.

Kësisoj, Policia ka bërë të ditur se personi i lart cekur është arrestuar për veprën, “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”.

“Pas sekuestrimit të pajisjes ( e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj personit të dyshuar: D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”, ka shkruar PK në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.

Tutje, në postimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë- Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë në rajonin e Prishtinës.

 

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika