Krasniqi takon Escobar: Rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në është pa alternativë





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, është pritur në Departmamentin amerikan të Shtetit nga zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur vetë Krasniqi në një postim në Facebook, ku ka theksuar se koordinimi me SHBA-në sipas tij është pa alternativë.

“Escobar i shpreha qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë, edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Krasniqi.

“Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm”.

Gjatë takimit, Krasniqi ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.

“Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë”.

Arritjet më të mëdha kombëtare, si çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës, u realizuan edhe falë mbështetjes së parezervë amerikane dhe përmes koordinimit strategjik me SHBA-të, është shprehur Krasniqi.

“Një tregim suksesi i jashtëzakonshëm, i cili u bë i mundur vetëm falë besimit të dyanshëm, sinqeritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë, që mund ta kenë vetëm dy aleatë të përkushtuar”, përfundoi ai.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika