Më 20 nëntor zyrtarisht fillon Kampionati Botëror ‘Katari 2022’, dhe në Televizionin Dukagjini do të nis emisioni më i ri me shumë risi deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Televizioni Dukagjini, do të sjell për teleshikuesit e tij emision special i cili do të transmetohet çdo mbrëmje drejtpërdrejtë me fillim prej orës 22:30.
Gola, spektakël, show, debat, mysafirë të veçantë e analistët më të kërkuar në vend do t`i shohim në emisionin ‘DUELI BOTËROR’, duke nisur nga data 19 nëntor – 18 dhjetor.
Pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur në vend; Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.