Haxhiu u kritikua se ndërhyri në rastin “Brezovica”: Sërish do të bëjë thirrje për dënim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se personat e përfshirë në skandale të tilla duhet të marrin dënimin e merituar dhe kjo paraqet një thirrje që do vazhdohet të bëhet nga ajo

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të bëjë thirrje në vazhdimësi për dënimin e persona të përshirë në aferat korruptive.

Gjersa ka cilësuar se rasti “Brezovica” ka vëmendje të madhe pasi që për herë të parë po ndodh një hetim ku të dyshuar janë persona me ndikim të niveleve të ndryshme, Haxhiu shprehet e bindur se ftesa e saj për hetim të rastit nuk është ndërhyrje.

“Sa i përket rastit Brezovica siç e dini është ndër rastet që ka vëmendje më të madhe, për faktin që për herë të parë po ndodh një hetim që prek persona që janë të niveleve të ndryshme, nëse nga institucionet e niveli lokal dhe qendror, qoftë nga personat të cilët bëjnë punë të tjera që lidhen me punë privat. Ky rast duhet të procedohet në mënyrë të pa penguar as nga politika as nga gjyqtarët e prokurorët”, tha ajo.

Ajo tha se me shqetësim i ka parë deklaratat e disa ditëve gjersa ka bërë të ditur se kjo është arsyeja se pse kishte reaguar.

“Unë me shqetësim i kam parë deklaratat e disa ditëve ku prokurorit të rastit dhe gjyqtarit i u është bërë presion nga gjyqtarët të cilët i kanë pronat ë tyre në këtë vend. Kjo është arsyeja që kam reaguar, sepse për mua është e pa pranueshme që një gjyqtar, prokuror të ndërhyjë në një rast që po hetohet nga prokuroria”, tha ajo. Njëherit, ajo ka thënë se “Prandaj si ministre e Drejtësisë bëjë thirrje që ky rast duhet të hetohet deri në fund personat të cilët janë të përfshirë në afera të tilla në skandale të tilla në paligjshmëri duhet të marrin dënimin e merituar dhe për këtë do të bëjë thirrje në vazhdimësi, pavarësisht nëse shoqëria civile e konsideron deklaratën time ndërhyrje apo jo”.

Haxhiu u shpreh se personat e përfshirë në skandale të tilla duhet të marrin dënimin e merituar, raporton EO.

Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën e 21 shtatorit të këtij viti nga aksioni policor “Brezovica 6”.

E për këtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur në këtë aksion i cili është vazhdimësi e rasteve të mëhershme janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika