Blinken fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka thënë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe SHBA-të mbesin të përkushtuara të mbështesim atë

Antony Blinken





Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka thënë se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe nga e cila, u vranë dy persona.

Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën shkaktoi tensione dhe reagime të shumta. Hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë.

“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor gjersa theksoi se “ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj”.

Krahas kësaj, sipas tij, Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe SHBA-të mbesin të përkushtuara të mbështesim Ukrainën, transmeton REL.

Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë provë për të kundërshtuar rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilës raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zyrtari amerikan, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleba ka bërë të ditur se Uashingtoni “vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja” në lidhje me incidentin me Kievin.

Raketat ruse bien mbi Poloni, dy të vdekur

Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, këtë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane

Ai ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë që është anëtare e NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan sky news.

G20 u mbledh për të dënuar pushtimin rus në Ukrainë, por ai u thellua me sulme në Poloni





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika