Rexha për sulmin ndaj gazetarit në veri: Karabinierët italianë nuk janë interesuar për incidentin e sotëm

Kryetari i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemeajl Rexha, ka thënë se gazetarët rrezikohen vetëm pse e bëjnë punë e tyre

Kryetari i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemeajl Rexha,





Kryetari i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemeajl Rexha, ka ngritur zërin e tij, pas sulmimit ndaj një ekipi të gazetarëve në  pjesën veriore të Republikës së Kosoëvs,  ku ka thënë se se AGK-ja kishte marrë infromat nag medium i të cilit ishte sulmuar ekipi në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Rexhës ata ishin sulmuar nga serbët lokal të Kosovës pjesën veriore të Mitrovicës së Veriut.

“Ekip i gazetërev ka qenë i përberë nga gazetari Visar Duriqi edhe Jetmirë Muji. Ata kanë qenë duke e gjiruar një emision edhe në momentin që kanë qenë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë parë një incident në të cilinë disa të rinj shqiptarë janë sulmuar nga një grup i serbëve edhe ata kanë nisur të bëjnë punën që gazetarët kanë ku kolegu Muji e ka gjiruar momentin e ardhjes e një Autoambulance”, ka thënë Rexha.

“Është një rast shumë shqetësues edhe dënojmë në mënyrën me të ashpër dhunë fizike ndaj gazetarit edhe kameramanit Muji, edhe i bëjë thirrje Policës së Kosovës që ta hetojë me urgjencën me të madhe”, ka deklaruar Rexha.

Rexha ka thënë se Policia e Kosovës duhet të shtojë patrullimin në mënyrë të veçantë në atë pjesë sepse  tani është situata me brishtë pas bojkotimit të  serbëve lokal.

“I bëjë thirrje Policës së Kosovës që të gjejë forma për të siguruar siguri për gazetarët që raportojnë nga katër komunat veriore të Kosovës, gjithashtu i bëjmë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtarë  që janë në Kosovës për sigurinë KFOR-it edhe EULEX-it sepse sipas asaj çfarë na ka treguar kolegu Visar Duriq, Karabinierit italian kishin qenë në afërsie të urës edhe nuk janë interesuar fortë për incidentin e sotëm,  gjë që është shumë shqetësues për ne”, ka theksuar ai.

Rexha ka përfunduar duke thënë se gazetarët rrezikohen vetëm pse e bëjnë punë e tyre.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika