Filozofia dhe raporti i njeriut me teknologjinë, flasin Hasnije Ilazi dhe Valon Leci

Konferenca e 13-të ndërkombëtare mirëpriti ligjërues nga mbarë bota. Emisioni "Moment' sjell detaje të treguara nga Hasnije Ilazi nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Valon Leci, nga Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës

Hasnije Ilazi dhe Valon Leci





Për të treguar më shumë rreth Ditës Botërore të Filozofisë dhe konferenca e tretë ndërkombëtare që mbahet në kuadër të saj, studio e “Moment” në RTV Dukagjini mirëpret ekpseriencat e Hasnije Ilazi nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Valon Leci, nga Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

Se si filloi një ditë botërore si kjo dhe cilat janë tematikat e përvitshme të konferencave të kësaj natyre, Ilazi ka treguar se temat nuk janë të rastësishtme.

“Realisht, është shapllur si ditë botërore e Filozofisë në vitin 2002 dhe ka qenë një vendim që të festohet çdo vit një debat intelektual dhe jo vetëm në kuptimin metafizik apo abstract, siç njerëzit e shohin zakonisht filozofinë apo e keqinterpretojmë. Prej 2002 kemi parë që të gjitha organizimet kanë pasur githmonë lidhje me ngjarjet, me proceeset brenda shoqërisë prandaj nuk ka qenë e rastëshime që këtë vit në nivelin botërorë ka qenë tema ‘Filozofia dhe e ardhmja’ që natyrisht ka shumë sfida për të ardhmen”, ka deklaruar ajo gjersa theksoi se si nëntemë ishte ‘Filozofia dhe teknologjia”.

Konferenca e 13-të ndërkombëtare mirëpriti ligjërues nga mbarë bota e jo më ndryshe thotë edhe Valon Leci nga Departamenti i Filozofisë në UP.

“Kemi përfituar nga rasti për të dëgjuar ligjeratën,për të dëgjuar mendime diskursive për raportin e njeriut me teknologjinë dhe sfidat e botës moderne. Natyrisht jemi ndarë të kënaqur me prezencën e profesorëve ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai gjersa prezent ishin profesorë nga Evropa dhe nga SHBA-të.

Krahas kësaj, Ilmazi ka bërë të ditur se pjesë e konferencës ishin edhe inxhinierë të teknologjisë dhe se konferenca ngriti çështje të reja diskutimesh.

‘Kemi paasur edhe inxhinerë të teknologjisë me të cilët nga prespektiva e tyre kemi pasur një përballjeme filozofinë. Kemi kaluar shumë mire, interesimi ka qenë shumë i madh dhe salla ka qenë plot me student dhe dashamirë të filozofisë. Jemi lodhur por jemi kënaqur”, ka deklaruar Ilazi.

Kjo e fundit ka thënë se Shoqata e Filozofëve të Kosovën bën pjesë në Federatën të Shoqatave të Filozofëve. Se si u prit nga ndërkombëtarët, ajo ka treguar se entuziasmi qëndron në nivel.

Se çka e dalloi konferencën e këtij viti, Leci thotë se konferenca e këtij viti mmund të ketë bërë që të pranishmit, të kenë një reflektim mbi përdorimin e teknologjisë.

“Po natyrisht, edhe ne e bëjmë përvojën më të mirë dhe tema këtë vit ka qenë goxha interesante dhe besoj që rezultatet që kanë dalur prej diskutimeve i kanë bërë të mendojnë të gjithë studentët që janë në moshë të re dhe përdorues të teknologisë, i kanë bërë të reflektojnë për kufinjët që duhet të ia vendosin vetes në teknologji.