Nuk janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, por dyert për ta u hapën tash e disa ditë në hapësirën më me ndikim në botë.
Dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku së bashku më ekipet e tyre, janë duke zhvilluar takime të rëndësishme tash e disa ditë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Takimet që dy liderët opozitar po i zhvillojnë në Amerikë, janë mesazhe të qarta për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe qeverinë.
Një vlerësim të tillë e ka ish kreu i LVV-së, Visar Ymeri.
“Ato mesazhe që jonë dërguar nga atje, janë kogja shqetësuese të administratës amerikane më veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, veçanërisht për targat. Konsideroj që shkuarja e opozitës atje, e ka dhe një porosi për Qeverinë e Kosovës, që duket se e ka një sanksion në raport më vizitat zyrtare në SHBA. Të paktën është e mirë që të mbahet kjo lidhje. SHBA të jetë e informuar e të mbesin parterë e miq më Kosovën”, ka thënë Visar Ymeri-Analist.
Se zyrtarët amerikanë atë që e mendojnë e shprehinë edhe publikisht, e thotë edhe Gazmir Raci, njohës i çështjeve politike.
Sipas tij, Qeveria duhet të reflektoj për kërkesën e tyre.
“Është mirë që dhe opozita po e luan rolin e saj të rëndësishëm për një klimë më të favorshëm. Edhe pozita edhe opozita e kanë një çështje të përbashkët që është zgjidhja e problemeve më Serbinë. Zyrtarët amerikanë ata që e mendojnë edhe e thonë publikisht, ata po kërkojnë shtyrjen e targave dhe këtë do të duhej të realizonte Qeveria e Kosovës, më kushtin e vetëm që të vendosët afati përfundimtare, kur Serbë do të pajisen me tabelat e Kosovës” ka theksuar Gazmir Raci-Analist.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi këtë të enjte është takuar me të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimore, Gabirel Escobar.
Ndërkohë, një ditë më parë takim me Escbarin ka pasur edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.