Murati e Hoti polemizojnë për privatizimet e terminaleve doganore

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka polemizuar me deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, në lidhje me terminalet doganore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti





Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj shkrimit të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishe shkruar se shtetëzimi i terminaleve doganore ka bërë që shpenzimet e tyre të paguhen nga qytetarët përmes taksave.

Hoti ka thënë se me 9.1 milionë euro të ndara për terminalet doganore, do të ndërtoheshin 20 çerdhe për fëmijë.

Në kundërpërgjigje ndaj tij, Murati ka shkruar “ Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje”.

Tutje Murati, ka shkruar se Qeveria e Kurtit, po i shtetëzon edhe çerdhet edhe terminalet, kurse qeveritë e kaluara sipas tij nuk e kanë bërë as njërën as tjetrën.

“U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna”, ka shkruar Murati.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika