Komisioni Hetimor për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për Energji për periudhën 2006-2022 do të vazhdojë edhe të premten e 18 nëntorit me intervistimin e dëshmitarëve nga bordi i ZRrE-së për periudhën 2008-2013

Komisioni Hetimor Parlamentar për Energji. FOTO:EO





Të premten e 18 nëntorit, Komisioni Hetimor Parlamentar për energji do të vazhdojë me intervistimin e dëshmitarëve.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike do të intervistojë dëshmitarët nga bordi i ZRrE-së për periudhën 2008-2013.

Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, raporton EO.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj, ndërsa nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Ndryshe, të enjten, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, ka folur për “aferën” që sipas mediave sllovene, Berishaj ishte bërë pjesë e një skeme, ku parat e  dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori Berishaj.

Ndonëse nuk e quan “aferë”, ai e ka shpalosur qëndrimin e tij mbi këtë rast, teksa ka theksuar se të njëjtën medie e ka dërguar në gjyq për shpifje.

Ai ka mohuar çdo lidhje me skandalin për të cilin kishin raportuar mediat sllovene se “ai ka pranuar 600 mijë euro nga kompania GEN”. Por, Berishaj e ka pranuar që ka qenë këshilltar i GEN deri në vitin 2019.

Berishaj: Raportimi nga mediat sllovene është shpifje, s’kam pushkë për mediat kosovare

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika