Hodaj me paralajmërim për mediat nëse publikojnë të pavërteta

Një ndër, paralajmërimet e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodajt, drejtuar RTV Dukagjinit

Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodajt

Pyetjet e RTV Dukagjinit, për Taulant Hodaj, janë të bazuara në atë siç është shprehur ky i fundit, ”në thashetheme e mllefe të njerëzve, që janë ndarë të pakënaqur, nga një proces zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).”

Megjithatë, Hodaj është duke ushtruar këtë pozitë shumë të rëndësishme brenda Federatës, që nga gushti i vitit 2021.

”Ju paralajmëroj juve dhe çdo media tjetër, që nëse publikohet ndonjë e pavërtetë apo ndonjë lajm i rrejshëm ose i pabazuar, unë menjëherë do të paraqesë ankesë në KMSHK, KPM, dhe padi në Gjykatë”, ka thënë Hodaj.

Ndërkohë, ai ka përfaqësuar palë të ndryshme në procese gjyqësore.

Për këtë, edhe Oda e Avokatëve i ka konfirmuar televizionit se rasti i tij, është duke u hetuar.

Oda e Avokatëve të Kosovës

”Ajo se çka ne mund t’ua konfirmojmë aktualisht, është se për çështjen, të cilën e keni pyetur ju, është se, Zyra e Prokurorit Disiplinor e Odës së Avokatëve të Kosovës, paraprakisht ka filluar hetimet disiplinore ndaj z. Hodaj, me qëllimin e ndërmarrjes së veprimeve të parapara sipas Ligjit për Avokatinë dhe normativës tjetër të OAK-së!”, ka thënë Oda e Avokatëve.

Sipas nenit 39, të Ligjit të Avokatisë, pika 1.8, parasheh se ”Avokati e humb të drejtën për ushtrimin e avokatisë nëse themelon marrëdhënie pune, përveç në zyrë të avokatisë, zyrën e përbashkët apo shoqëri të avokatëve”.

Për këtë çështje, Hodaj, kishte thënë se bëhet fjalë për një ankesë, që është bërë nga Arianit Ahmeti, ish-zyrtar i Federatës, por kishte thënë se i ka dhënë sqarimet tek Oda e Avokatëve, duke mohuar të ketë iniciuar procedurë disiplinore ndaj tij.

Megjithëse, kishte thënë të mos ketë marrëdhënie pune, Hodaj ka konfirmuar se ka një marrëveshje mes tij dhe FFK-së.

“Po, kam marrëveshje me FFK-në për angazhimin tim dhe kryerje të shërbimeve, por nuk kam marrëdhënie pune me FFK-në dhe asnjëherë nuk kam pasur marrëdhënie pune as me FFK-në, dhe as me ndonjë institucion tjetër prej vitit 2012, që kur jam bërë avokat”, ka thënë Taulant Hodaj.

Logo e Federatës së Kosovës

Duke iu referuar nenit 52 në statutin e Federatës, sekretarin gjeneral e vendos Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, me propozim të kryetarit për mandat katërvjeçar, dhe mund të zgjidhet përsëri.

Sekretari duhet të lidhë marrëdhënie pune me FFK-në, në bazë të Ligjit mbi punën në Kosovë.

RTV Dukagjini ka provuar të marrë edhe qëndrimin e Federatës dhe të kryetarit, Agim Ademit, rreth asaj se pse nuk është propozuar dhe nuk është zgjedhur sekretari fuqiplotë i FFK-së, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Para se të emërohej për ushtrues detyre të sekretarit, Hodaj, ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika