Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.
Sipas këtij raporti, riparimi, organizimi dhe përgaditja e mbrojtjes ndaj ushtrisë ukrainase vazhdon të jetë prioritet i asaj ruse.
Njësitë kanë ndërtuar sisteme të reja pranë kufirit të Krimesë, njëherit edhe midis rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Disa nga këto vende janë deri në 60 km prapa vijës së frontit aktual të luftës.
Një gjë e tillë sugjeron se rusët po bëjnë përgatitje në rast të përparimeve të mëtejshme të mëdha ukrainase, thuhet në raport.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 18 November 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/TPUEazgQjx
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/7aRaQ58jIO
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) November 18, 2022
Ministria vazhdon duke thënë se ka “gjasa” që Rusia do të përpiqet të ridislokojë përfundimisht disa nga forcat e marra nga Kherson për të përforcuar dhe zgjeruar operacionet sulmuese pranë qytetit të Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk.
Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar shumë viktima në radhët e civilëve.