Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, ka pritur në takim miqësor drejtorin e Policisë së shtetit të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku.
Në këtë takim përveç dy krerëve të institucioneve kanë marrë pjesë edhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.
Siç njofton komunikata e Policisë së Kosovë, në takim ata diskutuan tema të cilat lidhen me natyrën policore, me theks të veçantë bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar policor.
“Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Gjersa, të dyja palët u zotuan se do të rritet bashkëpunimi mes dy policive dhe do të vazhdojë edhe në fushat e tjera.
“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.