Zemaj: Është faqja e zezë të mundohesh të mbulosh atë çfarë po ndodh në sektorin e shëndetësisë

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti është një qeveri pa vizion, pa plan dhe një e cila ka treguar se nuk ka aftësi menagjimi në sektorin e shëndetësisë. Të njëjtën e ka cilësuar edhe korruptive

Armend Zemaj, LDK





Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është faqja e zezë pjesa e të munuduarit të fshehjes se çfarë po ndodh në sektorin e shëndetësisë, sektorin ku akoma nuk është caktuar një ministër.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti është një qeveri pa vizion, pa plan dhe një e cila ka treguar se nuk ka aftësi menagjimi në sistemin e shëndetësisë.

“Tendenca për të mbuluar çdo dështim, për të ekzagjeruar çdo dështim por edhe për të insistuar në diçka që ka qenë problematike në Kosovë dhe në udhëheqjen e tre viteve të kësaj qeverie, kuptimin e plotë të mandateve si ministër i shëndetësisë, është faqja e zezë me u mundu me mbulu atë çfarë po ndodhë në këtë sektor”, ka deklaruar Zemaj gjersa ka theksuar se “Qeveria Kurti ska vizion, s’ka plan pune dhe është treguar se s’ka aftësi për të menagjuar në sistemin e shëndetësisë”.

Krahas kësaj, Zemaj ka thënë se tregues i dështimit të kësaj qeverie është largimi i ministraven Arben Vitia dhe Rifat Latifi, si dhe formimi i një komisioni.

“Njërin ministër e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e ministrit për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës kur ka pas shifra alarmante të vdekjeve nga COVID-19…pastaj, Kurti caktoj një minstër që nuk kishte njohuri bazike të shëndetësisë në Kosovë, këtë e kuptojë vetëm pasi e la detyrën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, është Qeveria Kurti ajo që ka ndërtuar një ambient toksik brenda ministrisë së shëndetësisë njëherit, edhe korruptiv.

Të shtunën e 8 tetorit, është vetë Rifat Latifi, ai i cili ka dalë me një letër publike përmes së cilës thotë se rezultati i dorëheqjes ishte reflektimi përgjatë muajve të fundit.

“Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time”, ka shkruar Latifi.

Përgjatë kohës së tij si ministër, ai ka thënë se kishte filluar rindërtimin dhe transformimin e të gjithë sistemit shëndetësor.

Latifi: Dorëheqja, vendimi më i vështirë i jetës sime





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika