Policia Kosovës ka njoftuar se policia e Rajonit të Prishtinës është e angazhuar në kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.
“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një të dyshuari i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje policia njofton se operacioni është kryer në mëngjesin e të premtes në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, “- Sh. J, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës”.
Policia njofton se në gjysmën e parë të muajit nëntor strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet.