Ka përfunduar seanca e 18-të e Kuvendnit të Kosovës me vetëm 45 deputetë që kanë marrë pjesë në seancën ku u diskutua për situatën në sektorin e shëndetësisë në Kosovës.
Në mungesë të kuorumit mungesës së kuorumit, rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk hyri në votim.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu duke e prezantuar rezolutën, ka kërkuar nga Qeveria Republikës së Kosovës dhe e Ministria e Shëndetësisë që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës të dërgohet në Kuvend raporti i detajuar sektorial, i cili pos tjerash përfshin nivelin e zbatimit të buxhetit për vitin 2022.
“Kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendimin për evitimin e menjëhershëm të mbivendosjes institucionale në sektorin e shëndetësisë duke anuluar vendimin për themelimin e komitetit ekzekutiv për shëndetësi; kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës të dërgohet në Kuvend raporti i detajuar sektorial, i cili pos tjerash përfshin nivelin e zbatimit të buxhetit për vitin 2022, nivelin e zbatimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të zyrës kombëtare të auditimit për vitin 2021, masat dhe veprimet që janë ndërmarrë në funksion të zbatimit të planit të punës së qeverisë dhe adresimin e sfidave që e karakterizojnë këtë sektor”, ka thënë Haxhiu.
Tahiri: Deputetët e shumicës të bëjnë presion për emërimin e ministrit të Shëndetësisë
Ndërkaq, gjatë kësaj seance shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar ka deputetët e Kuvendnit të Kosovës që të bëjnë më shumë presion te Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të emërojë ministrinë e Shëndetësisë.
Kurse deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli për gjendjen aktuale në shëndetësi ka thënë se faji nuk mbetet jetim pasi siç thotë ai sipas meritave, duhet të ndahen edhe përgjegjësitë. Ai ka thënë se duhet të rriten kapacitetet menaxheriale në sektorin e shëndetësisë.
Ai ka thënë se për këtë gjendje faji nuk është jetim, pasi sipas tij “të gjitha partitë kanë pasur rastin të udhëheqin dhe të merren me sfidat në shëndetësi”, gjersa ka shtuar se sipas meritave duhet të ndahen edhe përgjegjësitë.