Ylli i Manchester United, Cristiano Rolando, ka njoftuar vdekjen e të birit përmes një postimi në Instagram.
Në tetor të vitit të kaluar, portugezi me të shoqen kishin njoftuar publikun për shtatzaninë nga e cila prisnin binjakë. Muajin pasues, ata zbuluan në rrjetet sociale se ishin në pritje të një djali dhe një vajze.
Ronaldo ka thënë se e dashura, Georgina Rodriguez kishte sjellë në jetë një vajzë, por njoftoi se vëllai i saj kishte vdekur. Vajza e Ronaldos është fëmija i tij i pestë.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë”, tha Ronaldo në një mesazh në Instagram dhe Twitter, drejtuar nga ai dhe Rodriguez.
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 18, 2022
Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina, në nëntor 2017. Pesë muaj më parë, Ronaldo u bë baba i binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të cilët lindën nëpërmjet një nënë surrogate. Ai gjithashtu, ka një djalë 11-vjeçar, Cristiano Jr, nga një lidhje e mëparshme.