Nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një bisedë telefonike që ky i fundit ta shtyjë fazën e dytë të vendimit për targat e paligjshme “KM”.
“Shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruara në Chollet në Twitter.
“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Chollet ka përfunduar thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi.
Spoke with Kosovo PM @albinkurti on avoiding further escalation: postpone license plate penalties, keep the door open to Kosovan Serbs’ return to institutions, and focus on normalization Dialogue with Serbia = best path to advance Kosovo’s European & Euro-Atlantic integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 19, 2022
Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nënsekretarin e shtetit Chollet kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë edhe për sundimin e ligjit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, kanë biseduar për marrëveshjen finale në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Kurit, normalizimi i marrëdhënieve me në mes të dy vendeve bëhet me njohje reciproke.
‘Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurit në Tëitter.
I pari qeverisë së Kosovës ka përfunduar duke thënë se nënsekretarin e shtetit Chollet kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë edhe për sundimin e ligjit.