Një femër e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona të tjerë.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti rreth orës 13:00, në Podujevë.
“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Më 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar”, thuhet në raport.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale gjersa theksohet se hetimet janë duke vazhduar.