Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e 19 nëntorit do të jetë e pranishme në Samitin e Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare.
Osmani pas vizitës së saj të shtunën në hapjen e punimeve të Samitit të Frankofonisë, ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, që ka treguar se është mirëpritur nga Presidenti i Tunizisë, si dhe e ka falënderuar për mikpritjen.
Tutje, Osmani ka theksuar se Samiti do të diskutojë gjatë dy ditëve për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor.
Ndër të tjera, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në Samitin e Frankofonisë do të diskutohet edhe për promovimin e lirive e të drejtave njerëzore.
“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.
Njashtu Osmani ka reaguar edhe në rrjetin social Twitter që ka treguar se është ftuar nga Presidenti i Tunizisë për Samitin e Frankofonisë.
Gjersa, ka thënë se është e kënaqur të bashkohet me liderët tjerë në Samitin e 18-të të Kryetarëve të Shtetit.
À l’invitation du président de la Tunisie et de @OIFrancophonie, je suis heureuse de me joindre aux autres dirigeants du monde entier pour le 18e sommet des chefs d’État. 1/2 pic.twitter.com/8cMRuqnGD7
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 19, 2022
Vlen të theksohet, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar të premten e 18 nëntorit drejt Tunizisë me ftesë të presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe do ta përfaqësojë vendin në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në takimin e tyre do të diskutohet mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.