Nju Jorku perëndimor u përplas me më shumë se 5 metra borë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, mbylljen e rrugëve dhe anulimin e fluturimeve fundjavën përpara Ditës së Falënderimeve.
Njujorkezët në pjesën perëndimore të shtetit janë ende duke u goditur nga një stuhi masive bore që ka mbyllur rrugët, ka shkaktuar ndalime të drejtimit të automjeteve dhe njëherit, ka anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falenderimeve.
Deri të premten në mbrëmje, 5 metra e gjysëm dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, Nju Jork. Ndërsa reshjet e borës u rritën në mënyrë intensive, dy banorë të qarkut vdiqën nga komplikimet kardiake të lidhura me lopatat dhe përpjekjet për të pastruar terrenin, tha ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme,” tha Poloncarz gjersa theksoi se “Zjarrfikësit Snyder sapo u kthyen në Firehouse pasi punuan në një aksident me makinë në I-290.”
Drejtuesit në kontenë Erie në perëndim të Nju Jorkut ende këshillojnë të qëndrojnë jashtë rrugëve pasi stuhia vdekjeprurëse ka derdhur pothuajse 6 metra borë në disa zona, transmeton CNN.
Zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën e kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit. Dhe reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës me periudha të pakta lehtësimi.
“Reshjet historike të borës që tejkalojnë 4 këmbët do të jenë të mundshme në jug të Buffalo, Nju Jork. Ajri shumë i ftohtë do ta shoqërojë këtë ngjarje me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal deri në fundjavë”, shkroi Shërbimi Kombëtar i Motit, të premten.
Zonat në verilindje të liqenit të Ontarios, nga konteja qendrore Jefferson deri në kontenë veriore të Lewis, po përmbyten nga bora e madhe të premten vonë, kur shkalla e reshjeve të borës ishte deri në 3 inç në orë, sipas shërbimit të motit në Buffalo.
Dhjetra fluturime që mbërrinin dhe niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar Buffalo Niagara u anuluan pasi kushtet e stuhisë u përkeqësuan, sipas faqes së internetit të aeroportit.
Një rekord i ri ditor i reshjeve të borës prej 13.9 inçësh të shtunën u vendos në aeroport, gati dyfishuar 7.6 inç të parë në të njëjtën datë në 2014, sipas shërbimit lokal të motit . Ky muaj është gjithashtu nëntori i tretë më me borë i Buffalo-s, me 29.3 inç të regjistruar për të gjithë muajin, shtoi shërbimi i motit.
Një përballje përfundimtare pritet deri në mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e natës përpara se bora të zvogëlohet herët të dielën.