KMDLNj: Roli i Smith te Dhomat e Specializuara ishte puro politik, me largimin e tij nga posti nuk humbë drejtësia

Për dorëheqjen e Jack Smith nga posti i Kryeprokurorit të Dhomave të Dhomave të Specializuara në Hagë ka reaguar dhe KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)





Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNj) ka reaguar për dorëheqjen e Jack Smith nga posti i Kryeprokurorit të Dhomave të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se Smith “dha dorëheqje ndonëse shefi i EULEX- it ia kishte vazhduar mandatin edhe për katër vjet tjera”.

“Për KMDLNj nuk është aspak me rëndësi se ku ka shkuar ky Prokrust i drejtësisë sa që janë të dëmshme dëmet që ua ka shkaktuar shtetasve të Kosovës, të gjithë shqiptarë sikur edhe vet Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Tutje në reagim thuhet se “pas rrjedhjeve të materialeve të ndjeshme nga kjo Dhomë e Specializuar për montim të fakteve dhe pengimin e hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe ka kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, secili nga 4. 6 vjet për një vepër për të cilën përgjegjësi konkrete ka Jack Smith”.

Mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së thuhet se ky këshill dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para, ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe.

“Jack Smith bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021, ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbi ndërtuar me “dëshmi” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë”.

“Me këtë presion kohor, e rrezikoi mbrojtjen efektive të të akuzuarve duke hyrë në ujërat e diskriminimit përmes vazhdimit përtej arsyes të masës së paraburgimit. Po ky prokuror kërkoi mbi 1,860 orë për të prezantuar aktakuzën kohë që është më shumë se thuaja për të gjithë të dënuarit e Tribunalit për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë. Ky prokuror nuk mori asnjë vendim në favor të të akuzuarve, as te masa e paraburgimit, as te mundësia e zëvendësimit të kësaj mase e as te trajtimi shëndetësor”.

Sipas KMDLNj-së, Jack Smith ka fshehur provat shfajësuese për të akuzuarit në mënyrë të paskrupullt dhe joprofesionale dhe me shumë vonesë ka dorëzuar provat e kërkuara nga mbrojtja.

“Në kohën kur të krijohen rrethanat normale për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht do të krijohen edhe kushtet për përcaktimin e përgjegjësisë për këtë Prokrust të drejtësisë i cili, jo që nuk bëri asgjë për hetimin se si u realizua rrjedhja e dokumenteve të ndjeshme nga tavolina e zyrës së tij por se duket, me mosveprim ka penguar këto hetime”.

“Edhe dorëheqja e tij, në fakt është përpjekje të shtyhet gjykimi si dhe masa e paraburgimit. Nga aspekti i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, Prokrusti, Jack Smith është dhunues flagrant i këtyre të drejtave dhe me largimin e tij nga ky post aspak nuk humbë drejtësia por krijohen parakushtet për korrigjimin e kësaj padrejtësie”.

KMDLNj ka shtuar se roli i Smith në Dhomat e Specializuara ishte puro politik, sikur që edhe roli që do ta luaj në të ardhmen do të jetë krejtësisht politik.

“Çështja që brengosë KMDLNj se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë guxim dhe as përgatitje profesionale të kundërshtojnë këto padrejtësi që po i bënë ZPS në Hagë, duke kërkuar përgjegjësi për rrjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga kjo zyrë, e që pasojat po i bartin qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës, kurse përfitues material dhe politikë po dalin Serbia dhe Prokrust Jack Smith, tash i shndërruar në ndjekës personal të Trump-it”, ka përfunduar KMDLNj.

Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Speciales, emërohet këshilltar special në hetimet e Trump





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika