Zyrtarët e rojeve kufitare angleze kanë njoftuar se bë fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një gardhi të planifikuar me tela me gjemba përgjatë kufirit të gjatë të Finlandës.Shtrirja fillestare prej tre kilometrash e gardhit do të ngrihet në një pikë kalimi në qytetin lindor të Imatra deri në verën e vitit 2023. Ai përfundimisht do të shtrihet në një maksimum prej 200 kilometrash.
Kufiri i Finlandës me Rusinë, një mijë e 340 metra, është më i gjati nga çdo anëtar i Bashkimit Evropian.
Në tetor, kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se kishte konsensus mes ligjvënësve për të ndërtuar një gardh për të mbuluar pjesë të kufirit me Rusinë në një projekt që vlerësohet të kushtojë një total prej 380 milionë euro dhe të planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026.
Sipas kryeministres Marin, qëllimi kryesor i gardhit do të ishte të ndihmojë rojet kufitare të monitorojnë dhe parandalojnë migrimin e mundshëm të paligjshëm në shkallë të gjerë që shihet si një kërcënim hibrid” nga Moska.
Qeveria finlsnadeze nuk e ka përmendur publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë apo vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një arsye për të ndërtuar një gardh. Por Finlanda është i shqetësuar për zhvillimet si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, si dhe për kërcënimet e Moskës për hakmarrje nëse Finlanda i bashkohet aleancës ushtarake, raporton euronews.
Ndërsa politikanët dhe ekspertët kanë thënë se nuk është e arsyeshme të ngrihet një gardh përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit të gjatë lindor të Finlandës që kalon kryesisht nëpër pyje të dendura.
Gardhi, i propozuar fillimisht nga Roja Kufitare Finlandeze, është vendosur të ndërtohet në faza që variojnë nga pesë kilometra deri në 52 kilometra.
Ai do të ngrihet kryesisht në Finlandën juglindore, ku zhvillohet pjesa më e madhe e trafikut kufitar drejt dhe nga Rusia, por seksione të shkurtra do të ndërtohen gjithashtu në rajonin verior të Karelias dhe rajonin e Laplandës në Arktik.
Koloneli Vesa Blomqvist, komandant i rojes kufitare në Finlandën juglindore, është shprehur se pasi të përfundojë, gardhi do të forcojë ndjeshëm kontrollin kufitar.
“Gërdhi u jep patrullave të rojes kufitare më shumë kohë reagimi duke zbuluar lëvizjen e njerëzve dhe duke parandaluar, ngadalësuar dhe drejtuar lëvizjen”, tha Blomqvist në një deklaratë.
Gardhi do të jetë tre metra i lartë me një zgjatim me tela me gjemba sipër. Përveç patrullimit të gjerë, roja kufitare finlandeze aktualisht përdor pajisje elektronike dhe pajisje të tjera për të monitoruar aktivitetin kufitar.