Negociatorët e COP27 arrijnë një marrëveshje të mundshme për të kompensuar kombet më të varfra

Një marrëveshje e mundshme mes negociatorëve të COP27 për klimën është arritur, e cila mundëson kompensimin e dëmeve materiale si shkak i motit të keq në vendet e varfëra

Foto ilustrim

Negociatorët kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje të mundshme për çështjen më të mprehtë të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për klimën, krijimin e një fondi për kompensimin e kombeve të varfra që janë viktima të motit ekstrem.

Sipas Ministrit të Mjedisit të Maldiveve, Aminath Shauna, “ekziston një marrëveshje për humbjen dhe dëmin”, që është ajo që negociatorët e quajnë koncept.

Duhet ende të miratohet unanimisht në një votim më vonë gjatë së shtunës së 19 nëntorit. “Kjo do të thotë për vendet si e jona, ne do të kemi mozaikun e zgjidhjeve për të cilat ne kemi mbrojtur,” ka shtuar Shauna.

Ndërsa ministri i klimës i Zelandës së Re, James Shaw, është shprehur se si vendet e varfra që do t’i merrnin paratë ashtu edhe ato të pasura që do t’i jepnin janë në bordin e marrëveshjes së propozuar, raporton euronews.

Nëse miratohet, është një fitore e madhe për kombet më të varfra që kanë kërkuar kompensim, ndonjëherë të quajtur edhe dëmshpërblim, për dekada, sepse ata shpesh janë viktima të fatkeqësive klimatike pavarësisht se kanë kontribuar pak në ndotjen në mbarë globin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika