Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njofuar se të premten e 18 nëntorit rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjetë të mprehët të burgosrin B.A.
“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur ti shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Tutje në këtë njoftim thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marr me këtë çështje.
Bëhet me dije se rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore.
Ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.