Nagavci njofton se është hapur thirrja e përfitimit të bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në këtë të shtunë është hapur thirrja për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom. Tutje, ministrja Nagavci ka treguar se konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18 nëntor deri më dy dhjetor në ora 16:00

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom.

Nagavci ka thënë se marrëveshja që kanë nënshkruar me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, “synonte thirrjen për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike”.

“Qeveria jonë është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve”, ka shkruar Nagavci.

Mes tjerash, ministrja Nagavci ka potencuar se konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18 nëntor deri më dy dhjetor në ora 16:00.

Tutje Nagavci ka shkruar se shuma maksimale e bursës do të jetë deri në një mijë për studentët përfitues. Ministrja e Arsimit tregoi që aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika