Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës.
Ministri Sveçla njofton se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor.
Të vilët sipas Sveçles në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim janë duke vazhduar angazhimet e përditshme për të ofruar rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Kosovës,
Ministri Sveçla ka potencuar se “angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”.
Ndërsa këtë të shtunë, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark dhe komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia kanë vizituar veriun e vendit.
“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuara në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.