Në Kuvendin e Kosovës sot (e marte) më 19 prill do të mblidhen deputetët e pozitës dhe opozitës për të debatuar mbi sigurinë në Kosovë.
Në ora 10:00 është planifikuar të fillojë seanca, ku, sipas rendit të ditës, do të vazhdojë nga pika e tretë, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Në vijim janë pikat e rendit të ditës, të cilat kanë mbetur në gjysmë.
Rendi i ditës,
3.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
- Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
- Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Kjo seancë pritet të ketë debat të gjerë parlamentar, pasi do të diskutohet tema për sigurinë e vendit.