Më 20 nëntor zyrtarisht fillon Kampionati Botëror “Katari 2022”, dhe në Televizionin Dukagjini do të nis emisioni më i ri me shumë risi deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Televizioni Dukagjini, do të sjell për teleshikuesit e tij emision special i cili do të transmetohet çdo mbrëmje drejtpërdrejtë me fillim prej orës 22:30.
“Dueli Botëror” do të ia filloj që nga e shtuna e 19 nëntorit dhe do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës. Për këtë fillim, pra në ditën apo natën e parë mysafirë do të jenë aktori, Aban Rexhaj, ish-deputeti, Fisnik Ismajli, moderatorja Marisa Hoti, Stivi Frashëri nga FC Ballkani dhe Lavdim Pireva nga Telegrafi Sport.
Ndërkaq, pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur në vend; Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.