Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka ardhur në Kosovë.
“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, kryetari i Kuvendit ka thënë se “kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.
Tutje, kryetari i Kuvendit ka shtuar se gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.
“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte thënë tutje kongresmeni Torres.
Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë. Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.