Mehaj: Kosova dhe Polonia janë aleatë të paqes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ka takuar Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova dhe Polonia janë aleatë të paqes.

Mehaj ka njoftuar se në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ka takuar Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak, me të cilin ka biseduar rreth çështjes aktuale të sigurisë.

“Njoftova gjeneralin për gatishmërinë që kemi që të trajnojmë trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë tonë që të dërgojmë trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainasë, që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje ministri Mehaj ka theksuar se ka ftuar gjenetalin Rajmund T. Andrzejczak që Polonia të jetë pjesëmarrëse në cilësinë e vëzhguesit dhe të njoftohet nga afër për kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Mes tjerash, Mehaj ka shtuar se synimi i përbashkët mes Kosovës dhe Polonisë është mbrojtja e paqes dhe stabiliteti ne vend, rajon dhe më gjerë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika