Pesë persona u vranë mbrëmjen e së shtunës në një klub nate homoseksualësh në Kolorado Springs, Kolorado, sipas policisë dhe 18 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në Club Q.
Autoritetet morën telefonata “të shumta” në 911 duke filluar nga ora 23:57 dhe iu përgjigjën vendit të ngjarjes, tha nënkoloneli i policisë së Kolorado Springs, Pamela Castro.
“Ata gjetën një individ që ne besojmë se ishte i dyshuari brenda”, tha Castro. “Në këtë moment, i dyshuari është duke u trajtuar, por ndodhet në paraburgim”, shkruan CNN.
Castro nuk sqaroi nëse i dyshuari ishte përfshirë në numërimin e personave që u plagosën nga të shtënat.
Policia nuk pranoi të flasë për një motiv të mundshëm. Kapiteni i zjarrfikësve në Colorado Springs, Mike Smaldino tha se 11 ambulanca u përgjigjën në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta në 911.
“Ne do të jemi këtu për shumë e shumë orë në vijim,” tha Castro, duke shtuar se FBI është në vendngjarje dhe ndihmon.
Në një deklaratë në mediat sociale, Club Q tha se ishte “i shkatërruar nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tonë” dhe ofroi ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.