Për shkak të vërshimeve të shiut edhe në Komunën e Gjakovës, disa fshatra kanë shfaqur probleme me ujë të pijes.
Kështu ka njoftuar KRU Gjakova ku kanë njoftuar banorët e fshatit Gërqinë dhe Rëkë e Keqe se është ndërprerë uji i pijshëm si pasojë e turbullirës dhe problemeve me furnizim për banorët.
“Si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat njoftojmë se kemi problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe të cilëve aktualisht ju është ndërprerë furnizimi me ujë. Poshtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijshëm si pasojë e turbullirës”, ka shkruar Kru Gajokva.
Në njoftim kanë bërë të ditur se sigurojnë të gjithë konsumatorët se ekipet janë mobilizuar që në orët e para të ditës së diel.
Gjithashtu edhe edhe kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të dielën se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit e me këtë rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Sipas kësaj kompanie, shkaktarë të kësaj ndërprerjeje janë reshjet e mëdha atmosferike dhe turbullirat e ujit të papërpunuar.
Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” , ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.
Sipas tyre, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
Po ashtu, sipas tyre se kjo situatë e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.