Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në ditë lindej e tij të 80-të.
“Urimet më të përzemërta për Presidenti Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës!
Osmani gjithashtu falënderoi presidentin Biden për angazhimin e ShBA-ve ndaj shtetit të Kosovës.
Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta. Gëzuar ditëlindjen, zoti President”, ka shkruar Osmani.
Warmest wishes to @POTUS President Biden on his 80th birthday from the people of the Republic of Kosovo!
Thank you for your unwavering commitment to the ironclad alliance between our countries & for always standing up for our shared values.
Happy Birthday, Mr President! 🇽🇰🇺🇸
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 20, 2022