Reshjet e dendura të shiut, “Hidrodrini” bën thirrje për kujdes gjatë konsumimit të ujit të pijshëm

KRU "Hidrodrini"





Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka bërë thirrje drejt konsumatorëve që të mos konsumojnë ujë pa e vluar atë.

Me anë të një komunikate për media, nga KRU “Hidrodrini”, thonë se në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.

Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë.

“Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’, po përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, pasojë e reshjeve që po vazhdojnë. Deri më tash (ora 13:30, koha e raportimit), situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të uji, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar”, thuhet në njoftim.

“Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni”, vijon njoftimi.

Sipas tyre, ekipet mobile vazhdojnë të mbeten në terren.

Ndryshe, lumi Lushta në fshatin Vaganicë, të komunës së Mitrovicës, ka dalë nga shtrati, rruga në këtë fshat është mbuluar tërësisht nga uji dhe nuk ka rrugë alternative të kalohet.

Videoja nga gazetarët e RTV Dukagjinit tregon se lumi ka dal nga shtrati dhe ka vërshuar nëpër tokat e fshatit Vaganicë të Mitrovicës.

Po ashtu, raportohet se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vend të ngjarjes.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Vushtrrisë. Nga gazetarët në terren në RTV Dukagjinit raportohet se uji ka përfshirë shumë rrugë në këtë qytet.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren në gjithë vendin.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se FSK është e gatshme çdoherë të ndërhyjë në situata emergjente.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të dielën se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit e me këtë rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas kësaj kompanie, shkaktarë të kësaj ndërprerjeje janë reshjet e mëdha atmosferike dhe turbullirat e ujit të papërpunuar.

Ndërkaq, deri më tani zona e Dukagjinit është më e prekura nga vërshimet e reshjeve të mëdha të shiut që kanë qenë që nga orët e vona të mëngjesit të së dielës.

Në qytetin e Pejës dhe Istogut situata aktualisht raportohet nga banorët se është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje.

Nga vërshimet e mëdha del nga shtrati lumi Lushta në Mitrovicë (VIDEO)





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika