Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se pas reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.
“Pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Tutje thuhet se për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, kanë vendosur që ditën e nesërme të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme.
Shkollat në të cilat do rë pezullohet mësimi të hënën e 21 nëntorit janë:
1-Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2-Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,
6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,
7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,
8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,
9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.
“Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.