Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të dielën e 20 nëntorit është takuar me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem.
Mehaj ka thënë se në takim me gjeneral lejtënant Martin Herem kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake.
Po ashtu, ministri Mehaj dhe gjeneral lejtënant Herem diskutuan dhe rreth trajnimeve të përbashkëta ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.
Minstri Mehaj ka theksuar se në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.
“Në takim me Komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse. Në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka shkruar ministri Mehaj.