Haradinaj: Krimi i organizuar mund të na rrezikojë të gjithëve

Ramush Haradinaj ka thënë se NATO ka intervenuar në Kosovë për të ndal gjenocidin, andaj Kosova dhe Serbia duhet ta luftojnë krimin ndërkufitar mes dy vendeve dhe duhet kontribuar në stabilizim të rajonit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten të përkushtuara për një rajon të qetë dhe të sigurt. Gjithashtu, ka shtuar se luftimi i krimit të organizuar është obligim i të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Serbisë.

Perëndimi ka intervenuar në Kosovë për të ndalur gjenocidin, ka thënë Haradinaj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan më 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete, po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt. Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar ashtu edhe dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Ilustrim

Reagimi i kryetarit të AAK-së vjen pas sulmeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Haradinaj shton se krimi i organizuar nuk ka përkatësi poilitike dhe etnike dhe mund të na rrezikojë të gjithëve. Krimi i organizuar ndërkufitar duhet të luftohet dhe është në interes dhe obligim i dy qeverive.

Ilustrim

Së fundmi, Policia e Kosovës në veri të vendit është sulmuar disa herë, pasi ka bllokuar rrugët e kontrabandës ndërkufitare.

Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist

Ndërsa, tregjet kriminale të përbashkëta për shumicen e Evropes janë, trafiku i drogave, trafiku i qenieve njerëzore, migracioni i paligjshem dhe krimi ekonomik, që përfshin, pastrimin e parave, kontrabandën, mashtrimin dhe evazionin fiskal.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika