I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri Ismet Munishi nuk ka kursyer lëvdatat për Ekuadorin.
Ai tha se “Ekuadori më la shumë përshtypje. Kishte shumë ekuilibër. Ishte ekip shumë unik. Do t’i bëjë shumë probleme skuadrave tjera”.
Ai shtoi se “ekipi i Katarit nuk tregoi asgjë për të rreziku portën e kundërshtarit.
Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.