I ftuar në emisionin “Dueli Botëror, trajneri i njohur Ismet Munishi ka folur për festimin e golit të Granit Xhakës me shqiponjë në botërorin e kaluar.
Munishi potencoi se nuk është e vërtetë se Xhaka është penduar për atë festim dhe për këtë tha se ka informata të sakta nga axha i futbollistit në fjalë.
Ai tha se “mundet me pas befasi nëse jep Graniti golla. Po, kush është drejtori i Zvicrës?”.
Munishi po ashtu shtoi se “Ganitin e njohin krejt bota dhe për momentin ka 8 milionë herë më shumë autoritet se ai drejtori që koka, që ndërrohet çdo muaj. Ai kurrë nuk e mohon që e ka bërë shqiponjën. Janë spekulime të taborit të kundërt që janë mjeshtër të spekulimeve”.
Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.