E ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj ka folur rreth ndeshjes, Serbi – Zvicër” dhe grupit në përgjithësi.
“Ndeshja Zvicër – Serbi do të jetë më e veç për ne shqiptarët. Besoj shumë në lojën e bukur që do ta bëjë Zvicra”.
Ajo tha se “do të ketë një garë interesante mes këtyre katër kombëtareve. Edhe Serbia është përgatitë bukur shumë, është një kundërkandidat shumë i fortë”.
Ajo shtoi se “dëshira jonë është shumë e madhe që Zvicra ta fitonte këtë kampionat”.
Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.