“Ne jemi të qetë tani”, rikthehet shpresa në Kherson pasi largohen forcat ruse

Pasi forcat ruse u larguan nga qyteti Kherson, qytetarëve iu është rikthyer shpresa që situata tanimë do të përmirësohet. Për Kherson, çlirimi nuk ka sjellë qetësi. Por për shumicën është “më mirë se më parë”

Kherson. Foto: BBC.





Gjatë javës kur trupat ruse u tërhoqën nga Kherson, u rikthye zëri optimist nga të gjithë njerëzit.

Tani kanë filluar të rikthehen dhe grupet akustike dhe sheshet kryesore të qyteteve kanë filluar të ripopullohen prapë.

Në këto sheshe janë vendosur disa tenda ku qytetarët mund të shërbehen me një pije të ngrohtë ose me ndihmën e parë. Ndërsa, radhët në shtyllat e celularëve janë të mëdha.

“Ne jemi të qetë tani”, thotë Kostiantyn gjersa qëndron në radhë për dhurimin e ushqimit me vajzën e tij mbi supe. “Nuk ka ujë apo energji elektrike është mirë.”

E lumtur për të zhvilluar bisedë ishte dhe Olena, e cila tashmë pranon se është mësuar me pushtimin rus. “Forcat ukrainase na bëjnë të qetë”, thotë ajo.

“Tani mund të dallojmë se kush po bombardon dhe nga ku. Nëse janë ukrainasit që na bëjnë të lumtur, ne jemi të lirë tani”, thotë Olena.

Derisa Hryhorii Mykolayovych shprehet se “Ne nuk kemi dritë, nuk kemi ujë, por kemi liri!”, i cili punon në kuzhinën e komunitetit të tij lokal.

Kur pyetet se si është, ai merr një enë të thellë dhe thotë “Granatimet janë pak problem, por gjërat do të përmirësohen. E gjithë kjo është e përkohshme”.

Kështu shpreson edhe guvernatori i qytetit. Yaroslav Yanushevych, i cili thotë se përparësia e tij është “të bëjë të gjithë të ndjehen më të sigurt”. Ai gjithashtu dëshiron që çdo bashkëpunëtor rus të “dënohet”.

Në një foto të “shkakut dhe pasojës”, ushqimi shpërndahet nën tabelat pro-Rusisë ku shkruhet “Së bashku me Rusinë”, raporton BBC.

Këto përpjekje humanitare po priten me mirënjohje, është e qartë se ata tanimë kanë nevojë sepse gjendja në këtë qytet nuk është aspak e mirë. Për rreth 75 mijë njerëz që zgjodhën të qëndrojnë në Kherson, kanë shumë nevojë që ky qytet të ngrihet përsëri në këmbë.

Kamionët në vend të tankeve tani lëvizin në qytet përgjatë rrugëve të dëmtuara. Shërbimet e trenave midis Kievit dhe Khersonit gjithashtu kanë rifilluar.

Derisa ka lehtësim që Kherson nuk u shkatërrua si qytetet e tjera të pushtuara, si Mariupol, askush nuk është duke menduar se rreziku është larguar.

Ndërsa brigjet ranore të lumit Dnipro në Kherson janë tani vija e parë në këtë pjesë të Ukrainës.

Ilustrimet se sa e rrezikshme është bërë kjo pjesë e qytetit janë goditjet e artilerisë dhe fishkëllima mbi kokë.

Pavarësisht pamjes së tij, ky kufi nuk është aspak i qartë. Duke u tërhequr, rusët lanë pas mijëra ushtarë dhe bashkëpunëtorë. Po ashtu, nuk është e qartë nëse kundërsulmet e Ukrainës do të ndalen këtu, pavarësisht se dimri është afër.

Për Kherson, çlirimi nuk ka sjellë qetësi. Por për shumicën është “më mirë se më parë”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika