Siç njofton Kuvendi, takimi pritet të fillojë në ora 13:30.
Ndër të tjera, kryeparlamentari gjatë ditës do të nënshkruajë edhe Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra.
Ndryshe, Konjufca më 19 nëntor ka njoftuar se kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka ardhur në Kosovë.
“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, kryetari i Kuvendit ka thënë se “kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.
Ai ka shtuar se gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.
“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte thënë tutje kongresmeni Torres.