Themelimi i Asociacionit, kusht për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Petar Petkoviç tregon kushtin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Petar Petkoviç

Petar Petkoviç, drejtor i së ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Petkoviç, zbatimi i marrëveshjes është kusht për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

”Në këtë moment të vështirë, kur Evropa dhe e gjithë bota po përballen me krizën ukrainase, tregohet se sa e rëndësishme është formimi sa më i shpejtë i Asociacionit, i cili siguron të drejta kolektive për popullin serb në Kosovë. Nëse duam paqe dhe stabilitet, duhet të kemi Asociacionin”, ka thënë Petkoviç për Tanjug.

Nëntë vjet më parë, falë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është arritur një marrëveshje e cila tregon gatishmërinë e Beogradit për të ndërtuar marrëdhënie të mira me shqiptarët, ka thënë ai.

”Fakti që Kurti thotë hapur çdo ditë se kjo marrëveshje nuk do të zbatohet kurrë, tregon se ne kemi arritur t’i ofrojmë popullit serb një marrëveshje për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe”, ka thënë ndër të tjerash, Petkoviç.

Ndryshe, dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili u quajt teknik, kishte filluar në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës.

Më 19 prill të vitit 2013, nëntë vjet më parë, ai si shef i ekzekutivit të Kosovës kishte nënshkruar dokumentin e parë të parimeve në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

9 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika