Kritika të ashpra ka pasur Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në drejtim të deputetëve të pozitës.
Ai ka përsëritur se opozitës po i ndalohen të drejtat e tyre kushtetuese për themelimin e komisionit hetimor për energji.
Me 40 nënshkrimet e siguruara, sipas Tahirit, Kuvendi obligohet që ta miratojë kërkesën e tyre.
Ai ka akuzuar Shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusarin dhe partinë e saj se po i mbrojnë krimet që, sipas tij, kanë ndodhur në energji.
“VV dhe zonja Kusari janë në mbrojtje të të gjitha krimeve që ne po pretendojmë që kanë ndodhur në atë periudhe. Ne po e këkojmë hetimin e punësimit në KEK, ne po kërkojmë punë të detajuar nga ZRrE që ka ngritur çmimet. Është fatkeqësi që s’ka reagime nga Qeveria. Ata thonë se nuk e respektojmë vendimin e gjyktatës, ata meritojnë menjëherë shkarkimin”, ka thënë ai.
Tahiri, ka ripërsëritur se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse nuk votohet komisioni.