Vetëm 33 deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuan për themelimin e komisionit për hetim parlamentar në lidhje me energjinë.
Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i dha mbështetje kërkesës së opozitës për themelimin komisionit për energji, kjo nuk ia ndërroi mendjen deputetëve të pozitës.
“Dua t’i jap të drejtë pjesërisht opozitës, po dua t’i jap të drejtë opozitës sepse atëherë kam qenë kryetar i grupit parlamentar, kur m’u ka mohuar një gjë e tillë.
Prandaj, duhet të jemi konsistentë. Duhet ta hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision hetimor, pastaj mazhoranca e vendos me votë se a do ta votojë apo jo”, deklaroi Konjufca.
Si pasojë e kësaj, tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK kanë lëshuar sallën në shenjë revolte ndaj mosvotimit të komisionit.
Arben Gashi nga LDK, tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë të ardhshme nëse komisioni i kërkuar nga ta nuk themelohet.
Opozita përplaset me pozitën në lidhje me themelimin e komisionit për energji